TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2024, 07:18

Trump drejt zyrtarizimit si kandidat për zgjedhjet presidenciale, fiton garën në Nju Hempshër

Shkruar nga Pamfleti

Trump drejt zyrtarizimit si kandidat për zgjedhjet presidenciale, fiton

Ish-Presidenti Donald Trump ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në shtetin Nju Hempshër të martën. Kjo fitore i ka dhënë atij edhe më tej mundësinë për të kandiduar si president në zgjedhjet e nëntorit.

Ky rezultat shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila investoi kohë dhe burime të konsiderueshme financiare për ta mundur Trump.

Sakaq, Haley ishte sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë Trump.

Ajo i intensifikoi kritikat ndaj ish-presidentit, duke vënë në pikëpyetje mprehtësinë e tij mendore dhe paraqitur veten si një kandidate unifikuese që do të sillte ndryshime për brezat e ardhshëm. Por fushata e saj nuk tërhoqi votues të mjaftueshëm.

Nëse Trump merr emërimin e Partisë Republikane, kjo do të ishte hera e tretë që ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë. Fitoret e lehta në të dy shtetet tregojnë aftësitë e Trump për të bashkuar rreth vetes rrymat e ndryshme republikane. Ai fitoi mbështetjen e konservatorëve evangjelistë që kanë ndikim tek votuesit më të moderuar në shtetet Ajova dhe Nju Hempshirë, çka ai shpreson ta përsërisë ndërsa zgjedhjet paraprake zgjerohen edhe në shtetet e tjera amerikane.

Ndërkohë, Haley nuk ishte në gjendje të përfitonte nga tradita më e moderuar politike që ka shteti Nju Hempshirë. Përpjekja e saj për t’u bërë bartësja e standardit republikan po zbehet me shpejtësi. Ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut më 24 shkurt.

Ish-guvernatorja e këtij shteti shpreson një fitore në Karolinën e Jugut, gjë që do t’i jepte vrull fushatës së saj drejt garës paraprake të Super të Martës më 5 mars. Por në një shtet thellësisht konservator, ku Trump gëzon popullaritet të madh, mund të jetë e vështirë të realizohen ambicionet e Hailey dhe nëse ajo humbet në shtetin e saj mund të ketë pasoja politike për të.

donald trump nju hempshër

Lini një Përgjigje