TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2024, 20:29

Çfarë loje po luajnë demokratët në SHBA dhe a mund të kandidojë Michelle Obama për presidente?!

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë loje po luajnë demokratët në SHBA dhe a mund
Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama

Në SHBA janë shtuar zërat se Biden do të tërhiqet dhe do futet në lojë ish-Zonja e Parë...

A do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së ish-Zonja e Parë, Michelle Obama? Kjo është pyetja që po qarkullon kudo në mediat amerikane, por edhe mes qytetarëve.

Sipas një artikulli të publikuar nga “New York Post”, gazetarja Cindy Adams tha se avokatja mund të jetë duke u përgatitur në mënyrë të fshehtë për kandidaturën e saj.

Sipas Adamas, Michelle ka mbledhur disa donatorë. Ekipi i Obamës tashmë ka dërguar disa anketa tek donatorët kryesorë të demokratëve sesi ndjehen për kandidaturën e saj.

Joe Biden drejt dorëheqjes?

Cindy Adams ka shkruar në artikullin e saj se në maj, Joe Biden mund të deklarojë tërheqjen e tij nga gara presidenciale dhe Michelle Obama do të nominohet në zgjedhjet që do të mbahen brenda demokratëve në gusht.

Admas tha se ajo që kombi ka nevojë tani është një kandidat i fortë dhe i vendosur që mund të bindë dhe të fitojë edhe votën e qytetarëve të pavarur, që kanë humbur besimin te partitë politike të SHBA-së. “NY Post” në artikullin e saj shkruan se mosbesimi dhe mosfunksionimi i partive kryesore ka bërë që qytetarët të humbasin besimin te çdo kandidat.

Zërat do të dëgjohen nga mesi i shkurtit

Cindy Adamas në artikullin e saj shkruan se tashmë ekziston një grup i ri “No Labels (pa emër)”, ku supozohet se ata do të emërojnë kandidatin e tyre në 15 mars. Ata janë duke e zgjedhur tashmë në mënyrë të fshehtë, por nga mesi i shkurtit ne do të dëgjojmë disa zëra se kush do të jetë kandidati, por në rastin tonë kandidatja.

“Republikanët janë të ndarë në 3 grupe, por ata ende nuk mund të konkurrojnë dot kundër Biden edhe tashmë që ai është drejt largimit të tij”, shkruan gazetarja, ndërsa iu referua edhe kandidatëve të mundshëm të republikanëve.

Në fillim të këtij muaji Michelle Obama tha në një intervistë se ajo ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve. Pas kësaj deklarate mediat amerikane filluan të spekulojnë se ish-Zonja e Parë po shqyrton mundësitë për të kandiduar në zgjedhjet elektorale, që do të mbahen në nëntor të 2024.

Por çfarë shkruan Cindy Adamas rreth deklarimit të kandidaturës së mundshme të Michelle Obama?

Ajo shkruan se në maj Joe Biden po tërhiq kandidaturën e tij si president dhe Michelle Obama do të nominohet në zgjedhjet e muajit gusht. Pasi Obama është duke u trajnuar tashmë nga burri i saj, ish-presidenti, Barack Obama. Ish-presidenti gjithashtu ka shprehur publikisht që nuk është i kënaqur nga fushata elektorale e Joe Biden.

Por çfarë shkruan Cindy Adamas për Republikanët?

Adamas shprehet se tashmë brenda Republikanëve kanë filluar përçarjet, edhe nëse ata do të kandidonin kundër Biden sërish do të humbasin. /Përshtati “Pamfleti” nga “The Economic Times

michelle obama zgjedhjet në shba joe biden

Lini një Përgjigje