TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Nëntor 2024, 19:46

Lufta në Ukrainë, G7: Putin, pengesa e vetme e paqes afatgjatë në botë!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, G7: Putin, pengesa e vetme e paqes afatgjatë

Anëtarët e G7-ës, grupit të shtatë shteteve më të industrializuara, thanë se Ukraina ka “mbështetje të palëkundur”, ndërsa Kievi po vazhdon të përballet me pushtimin e nisur nga Rusia, e cila po i afrohet ditës së 1.000.

Rusia “është penguesja e vetme e paqes së drejtë dhe afatgjatë”, thanë udhëheqësit e G7-ës përmes një deklarate të përbashkët. Ata thanë se shtetet e tyre do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Përveç Italisë, në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Japonia dhe Gjermania.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht ka nën kontroll afër një të pestën e territorit ukrainas.

Në deklaratën e G7-ës u përmendën edhe vuajtjet e mëdha që ka përjetuar populli ukrainas, por po ashtu u tha se anëtarët janë të vendosur që të mbrojnë shtetin dhe kulturën e tyre.

Më herët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij dëshiron që lufta të përfundojë përmes diplomacisë.

Lini një Përgjigje