
Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken gjatë një takimi të ministrave të G7 në Capri, Itali tha se Kina është kontribuuesja kryesor në kompleksin e industrisë ushtarake të Rusisë, duke bërë që Moska të ecë përpara me pushtimin e saj në Ukrainë.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Rusisë, kontribuesja kryesor në këtë moment është Kina. Ne shohim Kinën duke ndarë vegla makinerish, gjysmëpërçues, sende të tjera me përdorim të dyfishtë që e kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë bazën e saj industriale të mbrojtjes që sanksionet dhe kontrollet e eksportit kishin bërë aq shumë për ta degraduar”, tha ai.
Blinken tha se Kina nuk mund të ndihmojë Rusinë nga njëra anë dhe nga ana tjetër të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën.
“Nëse Kina pretendon nga njëra anë se dëshiron marrëdhënie të mira me Evropën dhe vendet e tjera, nga ana tjetër nuk mund të jetë kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë,” tha Blinken në një konferencë për shtyp pas një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në ishullin italian të Capri, ku ai u kërkoi homologëve të tij evropianë të rrisin presionin ndaj Pekinit.
Blinken tha se nëse ndihma për Ukrainën vonohet më tepër, ekziston rreziku real që ajo të arrijë shumë vonë. Ai nënvizoi se është e domosdoshme që Ukraina të marrë më shumë burime menjëherë.
Lini një Përgjigje