TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2024, 20:13

Gjyqi ndaj Trump, një person i vë flakën ndërtesës ku u mbajt seanca gjyqësore; lëndohen 17 persona

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Trump, një person i vë flakën ndërtesës ku u

Ndërkohë që në gjykatën supreme të Nju Jorkut po zhvillohej gjyqi administrative ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, një person i ka vendosur zjarrin ndërtesës duke bërë që 17 persona të lëndohen lehtë.

Mediat e huaja shkruajnë se një person u vuri flakën dokumenteve të gjykatës në katin e katërt të ndërtesës që ndodhet në “60 center Street” të Manhatan dhe më pas përdori fikësen e zjarrit për të shuar flakët.

Autori i zjarrvënies i paidentifikuar, u arrestua nga policia. Incidenti ndodhi pak orë pas përfundimit të dëshmisë së Trump gjatë seancës gjyqësore.

Deri më tani, nuk ka asnjë indicie se zjarri kishte lidhje me gjyqin që po zhvillohej ndaj Trump për falsifikimin e faturave të biznesit të tij.

Lini një Përgjigje