TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2024, 18:28

Rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, linjat ajrore gjermane dhe polake anulojnë fluturimet mbi Tel Aviv

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, linjat ajrore gjermane dhe polake

Përshkallëzimi i situatës mes Iranit dhe Izraelit, ka bërë që  linja ajrore gjermane Lufthansa të anulojë fluturimet për në Tel Aviv deri të shtunën në mëngjes dhe do të shmangë hapësirën ajrore të Irakut.

Ndërkohë, linjat ajrore polake LOT anuluan fluturimet e së premtes për në Tel Aviv dhe Bejrut, shkruan CNN.

Nuk janë planifikuar fluturime për në Izrael të shtunën dhe do të vendoset për fluturimet e së dielës të shtunën”, thuhej në njoftim.

Lufthansa është planifikuar të rifillojë fluturimet për në Tel Aviv dhe planifikon të fluturojë përsëri nëpër hapësirën ajrore të Irakut nga e shtuna.

Njoftimi vjen pas vendimit të linjës ajrore për të zgjatur pezullimin e fluturimeve drejt kryeqyteteve të Iranit dhe Libanit.

Lufthansa tha të mërkurën se fluturimet për në Teheran dhe Bejrut do të mbeten të anuluara dhe linja ajrore nuk do të përdorë hapësirën ajrore iraniane deri dhe duke përfshirë 30 prillin.

izraeli

Lini një Përgjigje