
Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona, ndërsa shqyrtojmë shkurtimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në lidhje me Regjimin Terrorist të Iranit...
Presidenti Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara po i afrohen shumë përmbushjes së objektivave të tyre ushtarake kundër "Regjimit Terrorist të Iranit", duke sugjeruar një mundësi për shkurtimin e operacioneve të mëdha në Lindjen e Mesme.
Në një postim në ‘Truth Social’, Trump listoi pesë objektivat kryesore të SHBA-së, të arritura ose që janë në prag të plotësimit. Ky është një mesazh pozitiv që jep pak shpresë se lufta në Iran mund të mbyllet së shpejti, gjë që do të bënte të mundur nisjen e funksionimit normal të rajonit, i cili ka pësuar dëme kolosale nga lufta 21 ditore.
“Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona, ndërsa shqyrtojmë shkurtimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në lidhje me Regjimin Terrorist të Iranit: (1) Degradimin e plotë të Aftësisë së Raketave, Lëshuesve dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me to. (2) Shkatërrimin e Bazës Industriale të Mbrojtjes së Iranit. (3) Eliminimin e Forcave të tyre Detare dhe Ajrore, duke përfshirë Armët Kundër Avionëve. (4) Moslejimin kurrë të Iranit që t'i afrohet Aftësisë Bërthamore, dhe gjithmonë të qenit në një pozicion ku SHBA-të mund të reagojnë shpejt dhe fuqishëm ndaj një situate të tillë, nëse ndodh. (5) Mbrojtjen, në nivelin më të lartë, të aleatëve tanë të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Kuvajtin dhe të tjerë”, shkroi Trump ndër të tjera.
Më tej ai foli edhe sa i takon Ngushticës së Hormuzit, për të cilën këmbënguli sërish se është përgjegjësi e vendeve që e përdorin atë. Ai tha se SHBA-ja nuk do të merret me atë pjesë dhe pas përfudimit të luftës vendet e interesuara mund të garantojnë sigurinë e Ngushticës.
Megjithatë, ai theksoi se në momentin kur të tërhiqet SHBA-ja, Irani nuk do të ketë më kapacitet të rrezikojë askënd, kështu që patrullimi i Hormuzit do të jetë një punë e lehtë për ta.
“Ngushtica e Hormuzit do të duhet të ruhet dhe të mbikëqyret nga kombe të tjera që e përdorin atë, Shtetet e Bashkuara nuk e bëjnë! Nëse na kërkohet, ne do t'i ndihmojmë këto vende në përpjekjet e tyre për Hormuzin, por kjo nuk duhet të jetë e nevojshme pasi kërcënimi i Iranit të zhduket. Është e rëndësishme të theksohet se do të jetë një Operacion Ushtarak i lehtë për ta”, shkroi Trump.
Vlen të theksohet se postimet e Trumpit në “Truth Social”, shpesh duken kontradiktore, pasi vetëm disa orë më parë, presidenti amerikan targetoi vendet e NATO-s si frikacake pasi refuzuan ta ndihmonin me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Nuk di si te dale.. gjithe botes i ngriti cmimin e naftes, vendeve arabe i prishi stabilitetin dhe biznesin, vrau mijera persona ne Iran, shkaterroi aleancat..Ky eshte nje psikopat i lig
Vëllai madh Tŕampi mallkim i botës. Vëllai i vogël Rama, mallkimi i Shqipërisë.
Dhelpra kur nuk i arriti dot rrushte, tha: Po kaloj nga portokallet se rrushte nuk ja bere akoma! :-D Ky eshte deshtim i nje superfuqie si U.S! Te pakten, ndryshe nga heret e tjera, po e kupton qe vetem kaos po mbjell! Keshtu eshte kur ndjek pas endren cifute!