Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka reaguar lidhur me vendimin e Britanisë për të lejuar SHBA-në që të përdorë bazat e saj ushtarake për sulm në Iran. Araghchi tha se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar 'po vë në rrezik jetën e britanikëve duke lejuar SHBA-në të përdorë bazat britanike në luftën e saj kundër Iranit .
“Shumica dërrmuese e popullit britanik nuk dëshiron asnjë rol në luftën e zgjedhur Izrael-SHBA kundër Iranit. Duke injoruar popullin e tij, z. Starmer po vë në rrezik jetën britanike duke lejuar që bazat e Mbretërisë së Bashkuar të përdoren për agresion kundër Iranit. Irani do të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, shkroi ai në “X”.
Reagimi i Iranit vjen pas deklaratës së sekretares së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, e cila tha se e paralajmëroi Araghchi-n në një telefonatë të enjten kundër shënjestrimit të drejtpërdrejtë të bazave, territorit ose interesave të Mbretërisë së Bashkuar. Reagim që erdhi pasi ministria e jashtme e Iranit tha se përdorimi i bazave ushtarake britanike nga SHBA-të për sulme do të përbënte pjesëmarrje të Mbretërisë së Bashkuar në agresion.
Lini një Përgjigje