Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sërish se SHBA-të kanë dalë fituese nga përballja me Iranin, duke theksuar se kapacitetet ushtarake të këtij të fundit janë goditur rëndë.
Teksa ka folur për mediat para nisjes drejt Floridës, Trump u shpreh se "ne e kemi fituar luftën me Iranin”.
Ai pretendoi se forcat amerikane kanë neutralizuar komponentë kyç të ushtrisë iraniane, duke theksuar se "ne shkatërruam gjithçka. Po endemi të lirë”.
Sipas tij, marina, forca ajrore dhe sistemet kundërajrore të Iranit janë dëmtuar rëndë, ndërsa vlerësoi se nga pikëpamja ushtarake, Irani është në gjendje të dobësuar. “Ata janë të mbaruar”, tha Trump.
Megjithatë, Trump pranoi se situata mbetet e tensionuar në disa pika strategjike, duke theksuar se Irani vijon të pengojë qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit.
Gjithashtu, Donald Trump, ka minimizuar mundësinë e një armëpushimi me Iranin, duke theksuar se SHBA-të kanë epërsi në konflikt dhe nuk synojnë një ndalim të përkohshëm të luftimeve.
“Ne mund të kemi dialog, por unë nuk dua të bëjmë një armëpushim. Nuk bëhet armëpushim kur po e shkatërron fjalë për fjalë palën tjetër”, përfundoi ai.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta dhe zhvillimet në rajon po ndiqen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar.
Lini një Përgjigje