TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2026, 21:43

Trump mundohet të minimizojë përçarjen me Izraelin: Të dy duam gjëra pak a shumë të ngjashme!

Shkruar nga Pamfleti
Trump mundohet të minimizojë përçarjen me Izraelin:
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump deklaroi të premten në një intervistë për CNN se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli synojnë "gjëra pak a shumë të ngjashme" në luftën kundër Iranit, teksa konflikti ushtarak mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e tretë.

"Marrëdhëniet janë shumë të mira, mendoj se po. Ne duam gjëra pak a shumë të ngjashme", i tha Trump gazetare Alayna Treene të CNN-së, ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Këto komente vijnë në një moment tensioni të lartë, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan i quajti aleatët e NATO-s "frikacakë", për shkak se nuk po ndihmojnë SHBA-në për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Trump, kjo ngushticë mbetet praktikisht e mbyllur nga veprimet iraniane, çka ka shkaktuar rritje të mëdha të çmimeve globale të naftës.

Ndërkohë, administrata Trump ka dërguar forca shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë marinë dhe anije luftarake, për të përballuar situatën. Presidenti ka insistuar se lufta është "fituar ushtarakisht" kundër Iranit, por lufta ende vazhdon.

 

izraeli shba irani

Lini një Përgjigje