TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2023, 07:15

Lufta Izrael-Hamas, shtetet arabe refuzojnë kushtin e Izraelit për armëpushim të menjëhershëm

Shkruar nga Pamfleti
Lufta Izrael-Hamas, shtetet arabe refuzojnë kushtin e Izraelit për
Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken me ministrat e Lindjes së Mesme

“Një bisedë shumë, shumë e detajuar dhe shumë e hapur”.

Kështu e përshkroi zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, takimet e djeshme në Aman midis ministrave të jashtëm arabë dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku shtetet arabe bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm – në vend të pauzave humanitare që tani përkrahën nga Uashingtoni.

Ai pohoi se është i papranueshëm kushti izraelit, “lirimi i pengjeve për pauzë humanitare”, raporton BBC.

Ai tha se të gjitha shtetet arabe kanë bërë thirrje për lirimin e civilëve, por ai akuzoi Izraelin se “mori peng 2.3 milionë palestinezë” duke u mohuar atyre shërbimet thelbësore dhe shkatërruar shtëpitë e tyre.

Javën e kaluar, Jordania tërhoqi ambasadorin e saj nga Tel Avivi, shteti i parë arab që ndërmori këtë hap.

“Gjithçka është në tryezë,” u përgjigj ai kur pyeta nëse traktati i paqes i Jordanisë me Izraelin mund të rrezikohej.

Ndryshe, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, deklaroi se gati 10 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi fushatën si kundërpërgjigje të sulmeve të 7 tetorit të militantëve të Hamasit.

 

lufta izrael-hamas shtetet arabe

Lini një Përgjigje