
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken bëri një vizitë të paparalajmëruar në Irak të dielën - një ndalesë e rëndësishme në udhëtimin e tij të stuhishëm nëpër rajon, ku dhe u takua me kryeministrin irakian Mohammed Shia' Al Sudani.
Në një konferencë për shtyp nga Bagdadi ai tha se pati një takim produktiv me kryeministrin irakian, teksa shtoi se po punohet shumë për t'u siguruar që konflikti në Gaza të mos zgjerohet.
"Ne patëm një bisedë të mirë të sinqertë dhe më gjerësisht po punojmë shumë për t'u siguruar që konflikti në Gaza të mos përshkallëzohet në vende të tjera", tha ai.
Ai shtoi ndër të tjera se Izraeli ka ngritur pyetje të rëndësishme se si do të funksionojnë pauzat humanitare dhe SHBA-ja premtoi ai duhej t'u përgjigjej shumë shpejt atyre pyetjeve.
“Është e rëndësishme që një pauzë të çojë përpara një sërë gjërash – njëra prej tyre është pengjet. Ne jemi intensivisht të fokusuar për t'i sjellë ata në shtëpi", tha ai.
Blinken vazhdoi më tej duke thënë se "të gjithë do të mirëprisnin një pauzë humanitare". Ai gjithashtu vuri në dukje se Sudani po punon me forcat e tij të sigurisë për të ndaluar sulmet nga grupet e milicisë.
"Asnjë vend nuk dëshiron të ketë grupe milicie të përfshira në aktivitete të dhunshme. Kjo është qartësisht kundër interesave të Irakut", tha ai.
Përpara ndalesës së tij në Irak, Blinken bëri ndalesa në Izrael, Jordani, Bregun Perëndimor dhe Qipro. Nga Iraku, ai do të udhëtojë për në Turqi.
Lini një Përgjigje