
Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se beteja për qytetin lindor të Bakhmut ka "shkatërruar praktikisht" ushtrinë ukrainase, por ka pranuar se dhe forcat e tij janë "dëmtuar keq".
“Beteja për Bakhmutin sot tashmë ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase dhe, për fat të keq, ka dëmtuar rëndë edhe kompaninë ushtarake private Wagner”, tha ai.
I pyetur në lidhje me premtimin e Volodymyr Zelenskiy për të mbrojtur Bakhmutin deri në fund, Prigozhin tha se ushtria e tij është e bindur që do ta marrë qytetin përfundimisht.
“Grupi wagner do të bëjë kthesën më të madhe në këtë luftë dhe në të gjithë historinë moderne", tha Prigozhin.
Beteja për qytetin e Bakhmutit ka qënë një ndër më të përgjakshmet në që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Rusia e do me patjetër qytetin që do të hapte rrugë për të pushtuar qytete të tjera më në zemër të Ukrainës. Ndërkohë Kievi nga ana tjetër është shprehur se do ta mbajë qytetin deri sa të nisë kundërofensivën në pranverë.
Lini një Përgjigje