TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2023, 13:13

Putin kërcënon Suedinë: Do të jeni objektiv kryesor i hakmarrjes sonë!

Shkruar nga Pamfleti
Putin kërcënon Suedinë: Do të jeni objektiv kryesor i

Ambasadori rus në Stokholm ka paralajmëruar se Finlanda dhe Suedia do të bëhen “shënjestra” për Moskën, nëse anëtarësohen në NATO.

Ambasadori ruse në Suedi, Viktor Tatarintsev tha se pas pranimit të tyre në aleancën ushtarake, ‘gjatësia totale e kufijve midis Rusisë dhe NATO-s pothuaj do të dyfishohet’, raporton ‘Euronews’.

Nëse dikujt ende i duket se kjo do të përmirësojë disi sigurinë e Evropës, jini të sigurt se anëtarët e rinj të bllokut armiqësor do të bëhen një objektiv legjitim për masat hakmarrëse ruse, përfshirë ato të natyrës ushtarake”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia kërcënon dyshen nordike, që prej kohës që ata paraqitën oferta për t’u bashkuar me NATO-n, muajin e kaluar. Kujtojmë që më parë Finlanda dhe Suedia kishin qëndrime neutrale, por kjo ndryshoi pas pushtimit të Ukrainës.

putin suedia

Lini një Përgjigje