TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2023, 22:30

Lirohen dy izraelite të marra peng nga Hamasi

Shkruar nga Pamfleti

Lirohen dy izraelite të marra peng nga Hamasi

Hamasi njoftoi se liroi dy pengje të tjera që mbaheshin në Rripin e Gazës.

Një zyrtar i qeverisë izraelite ka konfirmuar për mediat se fillimisht Hamasi ka liruar dy gra të quajtura Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz. Më pas, Kryqi i Kuq ka konfirmuar se falë asistimit të tyre, Hamasi liroi dhe dy pengje të tjera.

Kryqi i Kuq ka theksuar gatishmërinë e tij për të asistuar në çdo negociatë për lirimin e pengjeve.

"Ne vendosëm t'i lironim për arsye humanitare dhe shëndetësore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Është e qartë se grupi po përpiqet të fitojë një betejë të marrëdhënieve me publikun mbi fatin e pengjeve dhe ndoshta synon të shtojë dyshime në mendjet e izraelitëve se qeveria e tyre nuk po bën gjithçka për të siguruar lirimin e tyre.

 

pengje hamas izraelite

Lini një Përgjigje