TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2024, 12:59

Lideri i opozitës ruse ndërroi jetë në burg, reagon Kremlini: Nuk i dimë ende shkaqet

Shkruar nga Pamfleti
Lideri i opozitës ruse ndërroi jetë në burg, reagon
Alexei Navalny

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg në Siberi, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve.

Kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra penale që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Au u arrestua në vitin 2021.

Sipas informacionit të dhënë nga Shërbimi Federal i Burgjeve, Navalny u ndje i sëmurë pas një shëtitje

 "Më 16 shkurt të këtij viti, i burgosuri Navalny. Ai u ndje i sëmurë pas një shëtitjeje, pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë nga institucioni dhe ekipi mjekësor i urgjencës. "U kryen të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk dhanë rezultate pozitive. Mjekët e urgjencës konfirmuan vdekjen e të dënuarit. Shkaqet e vdekjes janë duke u konstatuar", thuhet në deklaratë.Mediat e kontrolluara nga rusia po ashtu kanë cituar këtë deklaratë, duke raportuar se Navalny, 47 vjeç, ka vdekur.

kremlini alexei navalny

Lini një Përgjigje