TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2024, 10:57

Shembet kantieri i ndërtimit në Itali, humbin jetën 3 punëtorë; nën rrënoja 2 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Shembet kantieri i ndërtimit në Itali, humbin jetën 3

Një aksident ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Firence të Italisë, ku një strukturë betoni është shembur duke zënë poshtë 8 punëtorë.

Sipas mediave italiane, 3 punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në spital të plagosur me dëmtime të ndryshme. Ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur 2 punëtorë të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Në këtë kantier po punohej për të ndërtuar një supermarket në periferi të qytetit.

Sipas dinamikës që dihet deri më tani, një kollonë betoni u shemb duke bërë që të rrëzohej tavani dhe të zinte poshtë punëtorët e kantierit.

Shembet kantieri i ndërtimit në Itali, humbin jetën 3

itali kantier ndertimi 3 persona rrenoja

Lini një Përgjigje