TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2024, 07:59

Biden ultimatum Netanyahut: Nuk ka sulm në Rafah pa mbrojtur civilët!

Shkruar nga Pamfleti

Biden ultimatum Netanyahut: Nuk ka sulm në Rafah pa mbrojtur civilët!

Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar sërish kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, teksa ka kundërshtuar nisjen e një operacion ushtarak në Rafah pa një “plan të besueshëm dhe të zbatueshëm” për të mbrojtur civilët.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë njoftoi se i bën të qartë kryeministrit izraelit kundërshtinë e SHBA-në për të sulmuar.

Mësohet se Biden i ka përsëritur kryeministrit izraelit thirrjen se nuk do të ketë sulme në Rafah pa garantuar më parë sigurinë dhe mbështetjen e civilët. Izraeli ka nisur një sulm në Rafah që është dënuar nga ndërkombëtarët.

Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Biden paralajmëron Netanyahun për lëvizjen në pjesën jugore të Rripit të Gazës pa një plan për sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje.

Ata diskutuan gjithashtu për negociatat e vazhdueshme të pengjeve dhe Biden u zotua të ndihmojë në lirimin e pengjeve, të cilët ndodhën prej 132 ditësh në duart e Hamasit.

Lini një Përgjigje