TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2024, 08:30

Lideri i Iranit publikon pamjet nga sulmi mbi Izrael: Bota myslimane do të festojë çlirimin e Palestinës!

Shkruar nga Pamfleti
Lideri i Iranit publikon pamjet nga sulmi mbi Izrael: Bota myslimane do të
Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka postuar në rrjetin social “X” një video të sulmit ajror iranian mbrëmjen e djeshme, dhe pikërisht momenti kur raketat duken në qiell mbi kompleksin e xhamisë Al-Aksa .

“Al-Kuds [Jerusalemi] do të jetë në duart e myslimanëve dhe bota myslimane do të festojë çlirimin e Palestinës”, shkroi ai në përshkrimin e videos.

Një deklaratë e tillë vjen ndërkohë që autoritetet izraelite kanë kufizuar shumë aksesin për palestinezët që kërkojnë të adhurojnë në Xhaminë Al-Aksa , vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

Gjatë Ramazanit, mijëra palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar iu mohua hyrja në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ku një prani e madhe e sigurisë izraelite rrethon xhaminë.

ali khamenei palestina

Lini një Përgjigje