
Liderët kryesorë të Evropës kanë nisur mbërritjet në Shtëpinë e Bardhë për samitin e rëndësishëm me presidentin amerikan Donald Trump.
I pari që arriti ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ndjekur më pas nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, i cili u prit në South Lawn nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu mbërriti edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Në orët në vijim priten të mbërrijnë presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti finlandez Alexander Stubb.
Axhenda sipas orës shqiptare
18:00 – Mbërritja e liderëve evropianë në Shtëpinë e Bardhë
19:00 – Trump pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy
19:15 – Takim Trump–Zelenskyy në Zyrën Ovale
20:15 – Trump përshëndet liderët evropianë në State Dining Room
20:30 – Foto familjare e përbashkët
21:00 – Takim i presidentit Trump me liderët evropianë në East Room
Ky samit shihet si një moment kyç për koordinimin e qëndrimeve transatlantike mbi sigurinë, Ukrainën dhe marrëdhëniet me Rusinë.
Lini një Përgjigje