TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2024, 16:48

Lëkundje sizmike në Turqi, tërmeti shkakton panik në Ankara!

Shkruar nga Pamfleti

Lëkundje sizmike në Turqi, tërmeti shkakton panik në Ankara!

Turqia është tronditur sërish nga një tërmet. Mesditën e stome Ankaraja është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter.

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet janë regjistruar në orën 14:41 me qendër në zonën e Dulkadiroğlu.

Lëkundjet u gjetën në një thellësi prej 10.53 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se ka nisur verifikimi i dëmeve!

Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në zonën Dulkadiroğlu të Kahramanmaraş. AFAD dhe të gjitha ekipet tona të agjencive përkatëse filluan menjëherë skanimet në vend. I uroj shëndet të mirë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësia”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje