TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2024, 14:59

Gjykata e Romës rrëzoi paktin për emigrantët, mediat ndërkombëtare: Goditje e fortë për Melonin

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Romës rrëzoi paktin për emigrantët, mediat

Vendimi është një pengesë e sikletshme politike për Melonin, e cila ka promovuar skemën e saj për mbajtjen e azilkërkuesve të mundshëm në qendrat në Shqipëri ka marrë një goditje të rëndë nga gjykatat, vetëm disa ditë pas mbërritjeve të para.

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë shkruar për rrëzimin e paktit Rama-Meloni nga Gjykata e Romës. Në artikujt e tyre, mediat e huaja janë fokusuar tek situata e sikletshme me të cilën po përballet kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërsa kanë shprehur kritika për akordin e nënshkruar një vit më parë mes saj dhe homologut kryeministrit Rama.

Vendimi i Gjykatës së Romës e cila rrëzoi paktin Rama-Meloni për refugjatët ka bërë xhiron e botës. Mediat më prestigjoze i kanë kushtuar rëndësi këtij vendimi, ku po ashtu janë fokusuar në situatën me të cilën po përballet Meloni pas kompromentimit të planeve të saj për të akomoduar refugjatët nga Afrika dhe vendet e Lindjes në Shqipëri.

“The Guardian” e cilëson vendimin si një goditje të rëndë për një marrëveshje të diskutueshme midis qeverisë së ekstremit të djathtë të Romës dhe Tiranës, që synon ndalimin e ardhjeve të emigrantëve. Në artikull theksohet se vendimi ngre dyshime të mëtejshme mbi realizueshmërinë dhe ligjshmërinë e planeve nga BE, të diskutuara të enjten, për të eksploruar mënyra të reja të krijimit të qendrave të përpunimit dhe ndalimit të emigrantëve jashtë bllokut, si pjesë e një qasjeje të re të vijës së ashpër ndaj migracionit.

“Finacial Time” shkruan se plani i diskutueshëm i kryeministres italiane Giorgia Meloni për të dërguar azilkërkuesit e shpëtuar, nga Deti Mesdhe në Shqipëri, ka hasur në një pengesë serioze pasi një gjykatë e emigracionit në Romë refuzoi dërgimin në offshore të grupit të parë të emigrantëve.

"Vendimi është një pengesë e sikletshme politike për Melonin, e cila ka promovuar skemën e saj për mbajtjen e azilkërkuesve të mundshëm në qendrat në Shqipëri, si një mjet për të përmbushur zotimin e saj për të reduktuar fluksin e emigrantëve të parregullt nga i gjithë Mesdheu", shkruan "Financial Time".

Gjigandi britanik “BBC” thekson se marrëveshja pesëvjeçare e kryeministres italiane Giorgia Meloni për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në det në kampet në Shqipëri ka marrë një goditje të rëndë nga gjykatat, vetëm disa ditë pas mbërritjeve të para.

BBC ndalet edhe tek sulmet e kryeministres Meloni ndaj gjyqësorit italian pas këtij vendimi teksa citon deklaratën e saj, se: "Nuk i takon gjyqësorit por qeverisë të thotë se cilat vende janë të sigurta".

Agjensia e lajmeve “Reuters” ndalet tek qëndrimi i qeverisë italiane e cila u zotua qe të vazhdojë me planin e saj të kontestuar për të devijuar azilkërkuesit jashtë vendit, duke thënë se do të apelojë kundër vendimit të një gjykate që një grup migrantësh në qendrat e pritjes në Shqipëri duhet të dërgohen në Itali.

“Reuters” shkruan se Gjykata, potencialisht i dha një goditje të madhe një projekti kryesor të kryeministres Giorgia Meloni për të strehuar emigrantët e kapur në det në qendra te ngritura jashtë BE-së.

Lajmi është raportuar dhe komentuar gjerësisht edhe në media të tjera si "ABC News", "New Jork Times", "Euronews" etj.

Lini një Përgjigje