TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2024, 11:11

Tronditen kartelet, kapen 8.3 ton drogë në bregun perëndimor të Meksikës

Shkruar nga Pamfleti

Tronditen kartelet, kapen 8.3 ton drogë në bregun perëndimor

Marina meksikane njoftoi dje se ka sekuestruar në Paqësor 8.3 ton drogë, një sasi rekord e kapur në Meksikë në një operacion në det.

Vlera e sekuestruar arrin në 2.099 miliardë pesos (134.5 milionë euro), tha Marina në një deklaratë, pa specifikuar llojin e drogës.

Kjo është sasia më e madhe e drogës që është kapur gjatë një operacioni detar, nuk ka asnjë precedent të këtyre përmasave më parë”, thuhet në deklaratë.

Tronditen kartelet, kapen 8.3 ton drogë në bregun perëndimor

Konfiskimi u bë në jugperëndim të qytetit të Lazaro Cardenas, në shtetin e Michoacán, në bregun perëndimor të Meksikës.

Gjatë operacionit, Marina arrestoi gjashtë varka, pesë me motorë jashtë dhe një gjysmë zhytëse rreth 15 metra të gjatë si dhe 23 persona.

Kapja më e madhe e drogës në historinë e Meksikës, 23 ton kokainë kolumbiane, u bë në nëntor 2007.

Për dekada, Meksika ka qenë një qendër për kontrabandën e drogës në Amerikën e Veriut, një aktivitet që shumë kartele po luftojnë për ta kontrolluar.

Shteti i Michoacan-it, në brigjet e të cilit ndodhi konfiskimi, është skena e konflikteve të pandërprera midis bandave kriminale, mes të cilave karteli i fuqishëm i Gjeneratës së Re të Jalisco-s.

Lini një Përgjigje