![]()
Kryediplomati i BE-së Josep Borrell ka reaguar lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ai tha se ekzekutimi i liderit nga forcat izraelite mund të rrisë shanset për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme.
Gjatë një deklarate për mediat në një takim të ministrave të mbrojtjes të G7 në Napoli, Borrell thotë se pas vrasjes së Sinwar, një perspektivë e re është e hapur, e cila duhet të përdoret për të arritur një armëpushim dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura.
Ai thotë se Unifil, forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban, e cila është sulmuar nga goditjet e Izraelit mund të forcohet dhe misioni i saj “duhet rishikuar”.
Lini një Përgjigje