TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2024, 11:42

Breshëri predhash të lëshuara nga Libani në Izrael, cilin lider të radhës po synon të vrasë Irani?

Shkruar nga Pamfleti
Breshëri predhash të lëshuara nga Libani në Izrael, cilin
Jabalia

Ushtria izraelite njoftoi se 55 predha u lëshuan me breshëri në veri të Izraelit nga Libani mëngjesin e sotëm.

IDF njofton se disa u kapën, ndërsa fatmirësisht ende nuk ka raporte për viktima. Zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se shtëpinë e pushimit të kryeministrit në Cezare, u godit me predhë megjithëse as ai dhe as gruaja e tij nuk ndodheshin aty.

Izraeli gjithashtu pretendoi se kishte vrarë zëvendëskomandantin e Hezbollahut në qytetin jugor të Bint Jbeil në një sulm të kryer ditën e djeshme.

Ushtria tha se Nasser Rashid mbikëqyrte sulmet kundër Izraelit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Lini një Përgjigje