TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2024, 16:13

Plani me Ramën i lëkund qeverinë Melonit, opozita italiane kërkon “kokën” e ministrit të Drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Plani me Ramën i lëkund qeverinë Melonit, opozita italiane
Giorgia Meloni dhe Carlo Nordio

E njëjta ide e cila ndihmoi Melonin  për të marrë votën e italianëve dhe forcuar pozitat e partisë që ajo drejton në zgjedhjet e PE-së, me shumë gjasa mund të sjellë edhe fundin e saj!

Tema e emigracionit dhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë ka qenë në qendër të vëmendjes që pas vendimit të djeshëm të gjykatës civile të Romës. Ajo mohoi vlefshmërinë e ndalimit të 12 emigrantëve që u larguan nga Lampedusa të hënën me anijen Libra të Marinës dhe zbarkuan në Shëngjin.

Ky vendim ka nxitur një luftë të vërtetë mes palëve politike në Itali. Nëse situata vijon e tillë, qeveria e Melonit mund të lëkundet dhe zërat e parë për shkarkime dhe dorëheqje kanë nisur. Në gjithë këtë kaos, deklarata e Ministrit të Drejtësisë ishte ajo që nxiti polemika të mëdha.

Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, në margjinat e një konference në Palermo, foli pas protestave për vendimin e Gjykatës së Romës, deklaroi se gjykata nuk ka kompetencë për të përcaktuar një gjë të tillë dhe shtoi se do të ndërhynin me masa legjislative për t’i hequr gjykatës të drejtën për ta bërë një gjë të tillë.

Nuk është një polemikë kundër gjyqësorit por kundër një lloj dënimi që jo vetëm nuk jemi dakord por që e konsiderojmë edhe jonormale. Do të ndërhyjmë me masa legjislative. Nuk mund të jetë drejtësia që përcakton një shtet pak a shumë të sigurt. Nuk mund të jetë drejtësia që përcakton një shtet pak a shumë të sigurt”, tha ministri Nordio.

Kaq ka mjaftuar që Partia Demokratike, e cila është në opozitë, të shpërthejnë në akuza ndaj qeverisë ‘Meloni’ dhe ministrit të Drejtësisë.

Sekretariati i Partisë Demokratike, Alfredo Bazoli, Federico Gianassi dhe Walter Verini, drejtues të Partisë Demokratike në Komisionin e Drejtësisë të Senatit dhe Dhomës dhe Komisionit Antimafia, e quajtën fjalimin e ministrit, tentativë për të ushtruar presion ndaj gjyqësorit dhe shkelje të Kushtetutës. Bazuar në këto argumente ata kërkuan dorëheqjen emergjent të Nordios nga posti i ministrit të drejtësisë.

“Politikat e tij për Drejtësinë dhe përgjegjësitë e tij të mëdha për situatën e kampeve do të ishin mjaftueshëm për dorëheqjen e tij. Por sulmi i mëngjesit të sotëm ndaj Drejtësisë shkon përtej kufirit dhe tregon një lloj përbuzje ndaj saj. Parimet kushtetuese, konfirmojnë papërshtatshmërinë dhe papajtueshmërinë e saj me atë rol. Në një vend demokratik, jeta demokratike dhe civile e të cilit rregullohet nga një Kushtetuta - në të cilën është gdhendur qartë parimi i ndarjes së pushteteve - një ministër i drejtësisë që sulmon aq rëndë gjyqësorin dhe pavarësinë e tij nuk mund të mbetet në postin e tij", u shprehën drejtuesit e Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein ia bëri të qartë kryeministres Meloni dhe ministrit të Drejtësisë se marrëveshja me Tiranën nuk mund të vazhdojë, pavarësisht kërcënimeve të tyre ndaj gjyqësorit dhe idesë së tyre për të ndryshuar ligjin. Sipas saj, me vendimin e gjykatës, marrëveshja me Tiranën ka vdekur dhe e vetmja mënyrë për ta ringjallur atë është dalja nga BE-ja, një krahasim i bërë prej saj për të treguar dështimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali.

Marrëveshja me Shqipërinë nuk qëndron, të mos mendojnë se mund të shënzojnë marrëveshjen me Tiranën. Sepse ka vetëm një mënyrë për të shpërfillur aktgjykimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe ajo është duke u larguar përfundimisht nga BE-ja”, tha Schlein.

E njëjta ide e cila ndihmoi Melonin  për të marrë votën e italianëve dhe forcuar pozitat e partisë që ajo drejton në zgjedhjet e PE-së, me shumë gjasa mund të sjellë edhe fundin e saj!/Pamfleti

 

meloni

Lini një Përgjigje