TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Nëntor 2023, 13:48

Samiti në Shkup, Lavrov akuza të forta OSBE: Është vegël e Bashkimit Europian!

Shkruar nga Pamfleti
Samiti në Shkup, Lavrov akuza të forta OSBE: Është
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në fjalimin e tij në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, ka akuzuar rëndë këtë organizatë duke thënë se është bërë vegël e BE-së.

Lavrov tha po ashtu se është faji i OSBE-së që sipas tij e kanë sjellë këtë ndasi në OSBE.

Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodhë më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së”, tha ai.

Një sërë zyrtarësh janë larguar nga seana ndërsa ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov nisi fjalimin. Ministri rus u tha homologëve të tij se OSBE-ja është në buzë të një gremine dhe se Perëndimi po shkatërron të gjitha shanset për të ringjallur grupin.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, shkroi në rrjetet sociale se “nuk e dëgjoi fjalimin e ministrit të jashtëm rus në Shkup”, dhe është larguar menjëherë pas nisjes së fjalimit.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund shkeljes së parimeve të OSBE-së.

Unë shtoj zërin tim, me atë të kolegëve, të cilët i bëjnë thirrje Rusisë, që t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të kësaj organizate, por nuk jam i sigurt nëse ajo është ende e gatshme të na dëgjojë”, ka thënë O’Brien.

Ai ka theksuar se pavarësisht atyre shteteve që janë përpjekur të bllokojnë punën e organizatës, OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë.

Tani është zgjedhje e shteteve që janë përpjekur të bllokonin punën e kësaj organizate, për të parë gatishmërinë e tyre nëse do të qëndrojnë me komunitetin e civilizuar, bazuar në aktin final të Helsinkit, apo duan të vazhdojnë pengesat e tyre. OSBE-ja do të jetë mirë, prapëseprapë, por, ka rëndësi për ta të zgjedhin, nëse do të vazhdojnë të jenë me ne në këtë përpjekje”, ka deklaruar O’Brien.

Samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), nisi punimet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Lavrov arriti në kryeqytetin maqedonas, Shkup, në orët e para të 30 nëntorit. Pjesëmarrja e diplomatit rus u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Kjo shkaktoi debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ukraina dhe shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, në shenjë pakënaqësie e kanë bojkotuar samitin, duke mos dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

Po ashtu në Shkup mbërriti edhe sekretari i shtetit Anthony Blinken, që mori pjesë në një darkë joformale, dhe fotografi familjare mbrëmjen e së mërkurës. Kryediplomati amerikan u largua pas darkës, duke shmangur kështu një përballje me homologun rus, Lavrov.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani, diplomati amerikan ka përgëzuar Shkupin për kryesimin me sukses të OSBE-në, ndërsa mirëpriti edhe përzgjedhjen Maltës si kryesuesen e radhës me këtë organizatës gjatë vitit 2024.  

sergei lavrov samiti në shkup

Lini një Përgjigje