
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se do qeveria e tij do të vazhdojë armatosjen e qytetarëve izraelitë, gjë e cila është përshpejtuar pas 7 tetorit.
Netanyahu dha deklaratë në llogaritë e tij të medias sociale lidhur me sulmin e armatosur në Jeruzalem ku u vranë 3 persona.
"Autorët e sulmit në Jeruzalem u neutralizuan nga 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil. Qeveria nën kryesimin tim do të vazhdojë të zgjerojë shpërndarjen e armëve ndaj qytetarëve", deklaroi Netanyahu.
Në sulmin e armatosur mëngjesin e sotëm në Jeruzalem u vranë 3 izraelitë dhe u plagosën rëndë disa të tjerë.
Policia njoftoi se 2 palestinezët banorë të Bregut Perëndimor për të cilët thuhet se kanë kryer sulmin, u vranë nga dy ushtarë që ishin në leje dhe nga një civil i armatosur.
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i njohur për fushatën e tij të armatosjes së civilëve në Izrael dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor, tha se do të vazhdojnë shpërndarjen e armëve për izraelitët pavarësisht kritikave.
Qeveria e Netanyahut pas 7 tetorit filloi fushatë për armatosjen e civilëve në vend.
Lini një Përgjigje