TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Nëntor 2023, 12:56

Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Jeruzalem, paralajmëron për përshkallëzim të situatës

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm që vrau tre persona dhe plagosi 16 të tjerë.

Në një deklaratë në Telegram, Hamasi pranoi se krahu i tij ushtarak, Brigadat Al Qassam, nisi një "operacion heroik në Jeruzalem".

Grupi militant zbuloi emrat e militantëve, të cilët janë Murad Muhammad Nimr, 38 vjeç dhe Ibrahim Muhammad Nimr, 30 vjeç. Sipas policisë izraelite të dy u vranë në vendngjarje.

“Ndërsa vajtojmë dëshmorët tanë muxhahidë, ne konfirmojmë se ky operacion erdhi si një përgjigje e natyrshme ndaj krimeve të paprecedentë të okupimit, duke përfshirë masakrat brutale në Rripin e Gazës dhe vrasjen e fëmijëve në Jenin, dhe shkeljet e përhapura ndaj të cilave të burgosurit tanë janë të ekspozuar në burgjet e pushtuesit”, thuhet në deklaratë.

Hamasi përsëriti thirrjet e tij për "përshkallëzimin e rezistencës".

izrael hamas palestinë sulm terrorist

Lini një Përgjigje