TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2026, 13:30

Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe sulmohen nga dronë iranianë, shpërthime në rafinerintë e naftës

Shkruar nga Pamfleti
Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe sulmohen nga dronë iranianë,
Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe sulmohen nga dronë iranianë

Kuvajti dhe Emiratet njoftuan se kanë marrë sulme nga dronë iranianë që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa ka shpërthime në një rafineri nafte iraniane.

Ndërkohë zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance e përshkroi armëpushimin me Iranin si "të brishtë.

SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor pas bisedimeve me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif dhe Feldmarshal Asim Munir.

Nga ana tjetër Garda Revolucionare tha të mërkurën pasdite se e kishte “dorën në këmbëz” dhe ishte gati t’i përgjigjej çdo sulmi me forcë më të madhe, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim .

Garda tha se kishte goditur komplekset energjetike dhe tubacionet e naftës të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin mbrëmë, duke përfshirë objektet e naftës në qytetin portual saudit Yanbu , sipas mediave shtetërore.

 Nuk ishte e qartë nëse kjo ndodhi para apo pas marrëveshjes për të ndaluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, të njoftuara nga Shtetet e Bashkuara.

kuvajti dhe emiratet e bashkuara arabe

Lini një Përgjigje