
Dy anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke shënuar lëvizjet e para detare pas shpalljes së armëpushimit dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Sipas të dhënave nga platforma e ndjekjes detare MarineTraffic, anija me flamur liberian “Daytona Beach” ishte e para që kaloi ngushticën, në orën 08:59 të mëngjesit, menjëherë pasi u nis nga porti iranian i Bandar Abbas.
Më pas, në orën 10:44, kalimin e bëri edhe anija e mallrave në pronësi greke “NJ Earth”.
Këto lëvizje konsiderohen si një tregues i parë i rikthimit të aktivitetit në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit global të energjisë, pas tensioneve të fundit në rajon.
Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për tregtinë ndërkombëtare, veçanërisht për naftën dhe gazin, dhe çdo zhvillim në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale.
Lini një Përgjigje