TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2026, 11:46

Armëpushimi SHBA-Iran, Papa Leo XIV: Shpresa jonë për t'i dhënë fund luftës!

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi SHBA-Iran, Papa Leo XIV: Shpresa jonë për t'i

Papa Leo XIV ka mirëpritur njoftimin për armëpushimin dyjavor mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv dhe një “shenjë shprese” për paqen.

Në një fjalim të mbajtur në Vatikan, ai theksoi rëndësinë e ndërprerjes së luftimeve dhe nevojën për të shfrytëzuar këtë moment për të avancuar drejt zgjidhjeve diplomatike.

Papa theksoi se vetëm përmes negociatave mund të arrihet fundi i luftës, duke kërkuar që periudha e armëpushimit të shfrytëzohet për përpjekje intensive diplomatike.

“Vetëm nëpërmjet një kthimi në negociata mund t’i jepet fund luftës… hapja ndaj dialogut mund të bëhet mjeti për të zgjidhur situata të tjera konflikti në të gjithë botën”, u shpreh ai.

Kreu i Kishës Katolike ka qenë kritik i hapur i përshkallëzimit të konfliktit. Një ditë më parë, ai i cilësoi si të papranueshme kërcënimet ndaj popullit iranian, duke reaguar në një klimë tensionesh të larta mes palëve.

Deklaratat e Papës vijnë në një moment kur retorika mes SHBA-së dhe Iranit ka qenë e ashpër, përfshirë edhe paralajmërime të forta nga pala amerikane. Në këtë sfond, armëpushimi shihet si një mundësi për të ulur tensionet dhe për të hapur rrugën e dialogut.

papa leo xiv irani shba

Lini një Përgjigje