
Grupet ruse të të drejtave të njeriut kanë paraqitur ankesa në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e ligjit që ndalon njerëzit të flasin kundër pushtimit të Ukrainës.
OVD-Info, një nga grupet e përfshira, tha sot se qëllimi ishte shfuqizimi i nenit 20.3.3 të kodit të kundërvajtjeve administrative, i cili ndalon veprimet publike që synojnë diskreditimin e forcave të armatosura të Federatës Ruse si pjesë për të mbrojtur interesat e Federatës Ruse".
"Ky nen nuk duhet të ekzistojë fare pasi ndalon kritikimin e shtetit, gjë që është e papranueshme në një shoqëri demokratike," tha Violetta Fitsner, një avokate për OVD-Info.
Shanset për të shfuqizuar ligjin e censurës pjesë e një pakete të miratuar tetë ditë pas pushtimit të vitit të kaluar konsiderohen të vogla.
Por sipas avokates Fitsner nëse ankesa refuzohet, kjo do të sinjalizojë se të drejtat e njeriut dhe kushtetuta nuk kanë më rëndësi në Rusi.
"Në çdo rast, ne duam të tërheqim vëmendjen për problemin e persekutimit në Rusi për pozicionet kundër luftës dhe besimet pacifiste dhe të deklarojmë se një persekutim i tillë është absolutisht i paligjshëm," tha ajo.
Fitsner shtoi gjithashtu se ata kishin paraqitur 10 ankesa që nga fundjava dhe kishin planifikuar të paraqisnin 10 të tjera, por që do ju duhet të presin muaj për një përgjigje.
Autoritetet ruse kanë marrë masa për rreth 6,561 raste në bazë të këtij ligji, duke përfshirë njerëz që organizuan demonstrata të vetme kundër luftës, postuan opinionet e tyre në internet ose mbanin simbole kundër luftës në rrobat e tyre.
Ata që dënohen sipas ligjit të censurës marrin gjoba. Nëse brenda një viti përsërisin veprën e "diskreditimit të forcave të armatosura", dënohen me burgim deri në pesë vjet, ndërsa përhapja e "informacioneve të rreme" për ushtrinë dënohet deri në 15 vjet. Në javët e fundit, autoritetet e kanë çuar në një nivel të ri shtypjen e mospajtimit.
Javën e kaluar Vladimir Kara-Murza, një figurë e shquar e opozitës, u burgos me 25 vjet për tradhti dhe përhapje të informacionit të rremë për ushtrinë, tre herë më shumë se çdo dënim i vendosur më parë për të folur kundër luftës.
Lini një Përgjigje