Kreu i opozitës, Sarjan Shkoro, kryetar i lëvizjes “Rebelimi” ka bërë një deklaratë shokuese në një intervistë për televizionin KTV, duke iu referuar Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe të birit të tij, Danilo.
Ai u shpreh se kishte në mendje një plan për torturimin e djalit të presidentit serb, duke thënë se Danilo, së bashku me të atin, “duhet të burgosen në një minierë, ku do të laheshin me uranium"
E gjithë skena sipas idesë së Škoro, duhet të regjistrohet nga kamerat, që “populli ta shohë”.
Më tej Škoro tha se Danilo Vuçiçit duhet t'i hiqet sigurimi dhe ai të lihet pa mbrojtje e të dërgohet i vetëm në Kosovë.
Për deklaratën shokuese ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmes profilit të tij në Instagram lidhur me kërcënimet e drejtuara ndaj djalit të tij Danilo.
“Ka vite që thonë fjalët më të këqija dhe më të ashpra, hesht shoqëria, heshtin prokuroria, policia, gjykata, sot thanë do ta spërkasin djalin tim me uranium, ai nuk është më fëmijë, por gjithmonë do të jetë djali im dhe nuk do të lejoj kurrë që t'ia bësh këtë asnjë fëmije në Serbi!”, ka thënë presidenti i Serbisë.
Kreu i opozitës, Sarjan Shkoro, kryetar i lëvizjes “Rebelimi”, ka dalë dje në televizionin provincial KTV në Zrenjanin dhe ka prezantuar “planin e torturës” për djalin e madh të presidentit Vuçiç, Danilo. Shkoro deklaroi se djalin së bashku me të atin, “shëmbëlltyra e njëri-tjetrit” duhet të burgosen në një minierë, ku do të “derdhen me uranium”.
Lideri i opozitës nuk u ndal me kaq, por tha se Danilo Vuçiçit duhet t'i ndërpritet siguria dhe se ai duhet të lihet pa mbrojtje dhe të dërgohet i vetëm në Kosovë, transmeton “Kurir”.
Për kërcënimet me vdekje ndaj Danilo Vuçiçit reagoi edhe kryeministri serb Millosh Vučević, i cili tha se këto janë “sulme të reja të paturpshme kundër familjes Vuçiç”.
Kryeministri serb shprehu pritjen se autoritetet shtetërore do të reagojnë ndaj kërcënimeve ndaj djalit të presidentit.
“Në sytë e këtij llumi njerëzor, i vetmi mëkat i Danilos është se mban mbiemrin e nderuar Vuçiç dhe se është një i ri i denjë dhe normal, i rritur që ta dojë Serbinë e tij. Pres që autoritetet shtetërore të reagojnë ndaj kërcënimeve ndaj djalit të presidentit dhe se qarqe të caktuara politike dhe mediatike që synojnë vazhdimisht Danilo Vuçiçin do të sanksionohen" tha Vuçeviç.
Lini një Përgjigje