TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2024, 08:26

Të majtët mundin ekstremin e djathtë në Francë, Le Pen: Fitorja jonë vetëm sa është shtyrë!

Shkruar nga Pamfleti
Të majtët mundin ekstremin e djathtë në Francë, Le Pen:
Marine Le Pen

Humbja sensacionale për Marine Le Pen në balotazh: as këtë herë  madje as me shumicën relative të preferencave në raundin e parë ajo nuk ishte në gjendje të sillte partinë e saj, Tubimi Kombëtar, në qeveri.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, deklaroi, pas zgjedhjeve legjislative që e vendosën kampin e saj në vendin e tretë, se fitorja e saj “vetëm sa ishte shtyrë”, duke siguruar se ”Rassemblement National” do të dilte i pari në Francë.

“Batica po rritet. Nuk është ngritur mjaftueshëm këtë herë, por vazhdon të rritet. Prandaj, fitorja jonë vetëm sa është shtyrë”, deklaroi ajo në kanalin privat TF1 duke shtuar se “kam shumë përvojë për t’u zhgënjyer”.- është shprehur Le Pen.

Lini një Përgjigje