TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Korrik 2024, 21:59

Partia e Macron humbi zgjedhjet, kryeministri i Francës jep dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Partia e Macron humbi zgjedhjet, kryeministri i Francës jep dorëheqjen

Kryeministri i Francës Gabriel Attal do t'i paraqesë nesër presidentit Emmanuel Macron dorëheqjen e tij.

Kështu deklaroi 35-vjeçari mbrëmjen e sotme, pas disfatës në zgjedhjet e asamblesë Kushtetuese. Ai thotë se sonte asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë shumicën dhe për këtë vlerëson “frymën franceze”.

Kryeministri Attal gjithashtu thekson se shumë anëtarë të aleancës së Ansamblit të Presidentit Macron janë rizgjedhur.

“Të jesh kryeministër është nderi i jetës sime. Sonte, megjithëse Ansambli ka fituar trefishin e mandateve nga sa ishte parashikuar, ne nuk kemi shumicë. Dhe kështu, nesër në mëngjes do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës”, tha ai.

Kryeministri francez shtoi megjithatë se do të qëndrojë “për aq kohë sa ta kërkojë detyra”.

Deri më tani fituese është e majta e Frontit të Ri Popullor e udhëhequr nga Melenchon, më pas vjen forca në pushtet dhe e treta renditet Le Pen.

 

macron doreheqje kryeministri i francës zgjedhje

Lini një Përgjigje