TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Korrik 2024, 21:36

Zgjedhjet në Francë godasin Euron, monedha evropiane pëson rënie!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Francë godasin Euron, monedha evropiane pëson

Monedha e Euros ka pësuar një goditje për shkak të rezultatit të zgjedhjeve në Francë.  Menjëherë pas daljes së sondazheve të para për raundin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare franceze, Euro pësoi rënie.

Sondazhet  treguan se do të kemi një parlament të varur, me grupin e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor si forcë e parë, kjo bëri që monedha e vetme e Evropës të ulet sërish me 0.2% duke u këmbyer në tregun europian me 1.081 dollarë.

Kjo luhatje vjen për shkak se zgjedhjet e reja nuk arritën dot të formonin një qeveri të konsoliduar të udhëhequr nga një parti. Kjo do të thotë se tani një koalicion do ta drejtojë vendin dhe kjo sjell shumë pasiguri dhe mundësin e rrëzimit të qeverisë në rast mosmarrëveshje mes partive në Koalicion.

france

Lini një Përgjigje