TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Korrik 2024, 22:53

Franca i thotë “Jo” ekstremizmit/ Nga dështimi i Le Pen te dorëheqja e kryeministrit, çfarë ndodhi në raundin e dytë të zgjedhjeve!

Shkruar nga Pamfleti

Franca i thotë “Jo” ekstremizmit/ Nga dështimi i Le Pen te

Fronti i Ri Popullor i drejtuar Jean-Luc Mélenchon ka fituar shumicë e vendeve në parlamentin e ri francez.

Zgjedhjet në Francë kanë prodhuar surpriza. Ekstremi i djathtë i Le Pen nga pretendente për të marrë drejtimin e qeverisë ka dalë forcë e tretë politike. Macron me skemat e tij politike ka arritur të rimëkëmbë partinë, por sërish mbetet forcë e dytë.

Fronti i Ri Popullor i drejtuar Jean-Luc Mélenchon ka fituar shumicë e vendeve në parlamentin e ri francez. Ai do duhet të krijojë një koalicion për të formuar shumicën qeverisëse.

Çfarë hileje përdori Macron dhe e majta për të rrëzuar Le Pen?

Një numër i paprecedentë kandidatësh që u kualifikuan në balotazh nga parti të shumta u larguan për të lejuar një rival të pozicionuar më mirë të shkonte ballë për ballë me kandidatin e Tubimit Kombëtar, duke rritur shanset për t'i mundur ata. Kjo bëri që votat e të gjithë partive të majta të shkonin tek një kandidat i vetëm, duke mposhtur kështu kandidatët e Le Pen.

Çfarë ndodhi pas daljes së projeksioneve të para?

-Presidenti i Rally Kombëtare të ekstremit të djathtë të Francës pretendoi fitime historike për partinë të dielën dhe fajësoi presidentin francez Emmanuel Macron për "shtyrjen e Francës në pasiguri dhe paqëndrueshmëri".

Në një fjalim të zymtë pas votimit legjislativ në raundin e dytë, Jordan Bardella denoncoi manovrën politike të Macron që bëri që Tubimi Kombëtar të ishte shumë larg pritjeve pas një shfaqjeje të fortë në raundin e parë.

-Marine Le Pen, e cila bashkë-drejton Tubimin Kombëtar me Jordan Bardella, në reagimin e saj pas daljes së exit poll-eve, sfidoi të gjithë duke thënë se “fitorja e partisë së saj vetëm sa është vonuar” dhe ajo “e sheh fitoren të konfirmohet ditën e nesërme nisur nga shifrat e sotme”.

-Kryeministri i Francës Gabriel Attal tha se do t'i ofronte dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron të hënën pasi partia e tij nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet parlamentare.

Por ai shtoi se, nëse dorëheqja e tij refuzohet, ai ishte i gatshëm të qëndronte në detyrë "për aq kohë sa kërkon detyra", duke qenë se Lojërat Olimpike të Parisit do të fillojnë më 26 korrik.

-Në fjalimin e parë pas fitores, Mélenchon i bëri thirrje Presidenti Macron që të pranojë humbjen dhe t’i jap drejtimin e qeverisë së majtës.

“Macron duhet të pranojë humbjen. Fronti Popullor Kombëtar do të zbatojë vetëm programin e tij”, tha ai.

- Monedha e Euros pësoi një goditje për shkak të rezultatit të zgjedhjeve në Francë. Menjëherë pas daljes së sondazheve të para për raundin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare franceze, Euro pësoi rënie me 0.2% duke u këmbyer në tregun europian me 1.081 dollarë.

Kush është Jean-Luc Mélenchon!

Franca i thotë “Jo” ekstremizmit/ Nga dështimi i Le Pen te
Jean-Luc Mélenchon

72-vjeçari Jean-Luc Mélenchon e ka nisur karrierën si gazetar dhe pedagog. Në vitin 1970 hoqi dorë nga mësim dhënia dhe u angazhua në radhët e së majtës. Ai shërbeu për një kohë të shkurtër si ministër i ri i arsimit nën kryeministrin socialist Lionel Jospin.

Në moshën 35-vjeçare u bë senator dhe në vitin 2009 u zgjodh eurodeputet. Në fillim të viteve 2000, ai u zhgënjye me politikat e Jospin duke e cilësuar qeverinë e tij si i zhvendosja e socialistëve në të djathtë.

Në 2009 krijoi një parti të re të majtë dhe vetëm pas gati 10 vitesh arriti të merret 19 % të votave. Në vitin 2022 ishte kandidat për president duke sfiduar Macron dhe Le Pen, Mélenchon dhe arriti të marrë 21. 95 % të votave.

Pas largimit nga gara presidenciale  ai shpalli synimin e tij për të udhëhequr qeverinë, duke miratuar sloganin “Mélenchon Kryeministër”.

Gjatë presidencës Macron, lideri i ekstremit të majtë ka kundërshtuar politikat e tij dhe ka mbështetur protestat e jelekverdhëve kundër pabarazisë ekonomike. Në fillimet e karrierës politike ka qenë kundër NATO-s duke e cilësuar si ‘fyerje për sovranitetin e Francës’, por më vonë i ka moderuar deklaratat.

Programi i tij dhe partive aleate ka ngjallur jo pak debate për qëndrime të ekstremit të majtë. Ai premton ulje të moshës së pensionit, rritje të pagës minimale, kthimin e taksave të pasuritë për kompanitë dhe biznesmenët e pasur, fiksim të çmimeve për produktet bazë dhe hapje të miliona vendeve të punës. Për shkak të deklaratave dhe programit të tij, Mélenchon është cilësuar si ‘marksist’.

Si u prit fitorja e së majtës?

Në Francë, lajmi se partia e ekstremi të djathtë nuk ja arriti që të marrë pushtetin ka gëzuar shumë qytetarë, të cilët kanë dalë në qendër të qytetit për të festuar fitoren e së majtës. Njerëzit u mblodhën në Place de la République në Paris dhe brohorisnin, "Të gjithë i urrejnë fachos (fashistët)"

Në Europë i parë që reagoi ishte, kryeministri polak, Donald Tusk, i cili shprehu kënaqësinë të dielën pasi parashikimet vunë në dukje një fitore të Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë dhe jo të Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë.

"Entuziazëm në Paris, zhgënjim në Moskë, lehtësim në Kiev. Mjaft për të qenë i lumtur në Varshavë", tha ai në platformën e mediave sociale X./Pamfleti

Lini një Përgjigje