TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2023, 10:27

Kreu i NATO-s 'sfidon' Kremlinin, vizitë të papritur në Kiev

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i NATO-s 'sfidon' Kremlinin, vizitë të papritur në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vizituar Kievin mëngjesin e sotëm.

Lajmi është bërë me dije nga disa foto të postuara në rrjetet sociale.

Kjo është vizita e parë që nga pushtimi i Rusisë, në shenjë mbështetjeje për Ukrainën ndërsa vendi po përgatitet të nisë një kundërofensivë.

Stoltenberg bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas që janë vrarë duke luftuar në luftë dhe shqyrtoi pajisjet e dëmtuara ushtarake ruse të ekspozuara në një shesh qendror në Kiev, sipas burimeve nga Reuters.

Kujtojmë se më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stotenberg tha se Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për paqen në Ukrainë, prandaj perëndimi duhet të përgatitet për të ofruar ndihmë në Kiev për një kohë të gjatë.

Luftimet e ashpra, të përqendruara aktualisht rreth Bakhmutit , në Ukrainën lindore, tregojnë se Rusia është e gatshme të hedhë mijëra e mijëra trupa të tjera, për të marrë shumë viktima për përfitime minimale.

“Presidenti Putin nuk planifikon paqen, ai po planifikon për më shumë luftë, u afrohet regjimeve autoritare si Irani apo Koreja e Veriut, dhe të tjerë që të përpiqen të marrin më shumë armë”, tha Stoltenberg.

ukraine kiev stoltenberg

Lini një Përgjigje