TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2026, 20:05

Koordinonte dërgesat e kokainës për mafien shqiptare, kapet në Kolumbi narkotrafikanti i shumëkërkuar

Shkruar nga Pamfleti
Koordinonte dërgesat e kokainës për mafien shqiptare, kapet
Lorenzo Dei Meneghetti

Arrestimi u realizua në qytetin Ciénaga, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Apokalipsi”, i nisur që në vitin 2016 për të shkatërruar një rrjet kriminal që operonte në Shqipëri, Lombardi dhe Chioggia.

Policia kolumbiane ka arrestuar sot Lorenzo Dei Meneghetti, një nga bosët më të kërkuar të mafias italiane dhe një nga organizatorët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Amerikës Latine dhe Evropës.

Sipas dosjeve kriminale, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “bashkëpunim kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike”, shkruan "El Tiempo".

Dei Meneghetti konsiderohej figura kyçe që koordinonte rrugët dhe strategjitë për dërgimin e kokainës, përfshirë dhe operacione për mafien shqiptare. Kërkimi i tij shtrihej në 196 vende.

Arrestimi u realizua në qytetin Ciénaga, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Apokalipsi”, i nisur që në vitin 2016 për të shkatërruar një rrjet kriminal që operonte në Shqipëri, Lombardi dhe Chioggia. Njësitë speciale kolumbiane, në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Venedikut dhe Skuadrën Detare të Chioggia-s, koordinuan kapjen e tij pas një procesi të gjatë ndjekjeje dhe shkëmbimi informacioni strategjik.

Sipas hetimeve, aktivitetet kriminale të Dei Meneghetti fillojnë të paktën që nga viti 2013, duke përfshirë trafik hashashi dhe marihuanë nga Holanda drejt Italisë, dhe më pas operacione të mëdha kokainë në Ballkan, Spanjë dhe Marok.

Në Itali, ai ishte dënuar me 12 vite burg për pjesëmarrje në rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës, por më pas përdori dokumente false për të shpëtuar nga autoritetet.

Autoritetet italiane dhe kolumbiane e konsiderojnë arrestimin e tij një goditje të rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe një shembull të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe gjyqësor.

lorenzo dei meneghetti arrestim kokaine grup kriminal

Lini një Përgjigje