I dërguari amerikan për bisedimet bërthamore, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të takohen këtë të premte në Stamboll për të diskutuar një mundësi marrëveshjeje mbi programin bërthamor iranian. Lajmi është bërë i ditur nga Axios, duke cituar tre burime të përfshira në përgatitjet e takimit.
Një prej tyre e përshkroi një përballje këtë javë si “skenarin më të mirë”, por paralajmëroi se asgjë nuk është e sigurt deri në konfirmim. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar midis SHBA-së dhe Iranit që nga dështimi i negociatave dhe lufta 12-ditore e qershorit të kaluar.
Takimi vjen në një moment tensionesh të larta, me forcim masiv ushtarak amerikan në Gjirin Persik dhe me ish-presidentin Trump që thekson se vetëm një marrëveshje e shpejtë mund të shmangë një konflikt ushtarak. Sipas Axios, përballja diplomatike është rezultat i përpjekjeve të ndërmjetësuara nga Turqia, Egjipti dhe Katari gjatë ditëve të fundit.
Në këtë kontekst, princi Khalid bin Salman, ministër i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, ka kërkuar nga SHBA që të veprojë ndaj kërcënimeve të Iranit, duke paralajmëruar se nëse Trump nuk vepron, Irani do të dalë më i fuqishëm. Kjo qëndrim duket në kontrast me linjën publike të Riadit, e cila ka qenë deri tani e kujdesshme për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti në rajon. Vetëm tre javë më parë, princi Mohammed bin Salman i kishte shprehur shqetësime të forta Trump për rrezikun e një lufte rajonale, duke ndikuar në shtyrjen e një eventuali sulmi.
Lini një Përgjigje