TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 11:11

Konflikti Putin-Prigozhin, reagon Ministria Britanike e Mbrojtjes: Rusia po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti Putin-Prigozhin, reagon Ministria Britanike e Mbrojtjes: Rusia po

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka reaguar në lidhje me tensionet e ngritura brenda shtetit rus.

Në reagimin e saj, Britania deklaron se shteti rus po përballet me sfidën e tij më të madhe të sigurisë në kohët e fundit pasi, sipas saj forcat e grupit mercenar rus Wagner duket se po lëvizin drejt Moskës.

“Në orët në vijim, besnikëria e forcave të sigurisë ruse, dhe veçanërisht Gardës Kombëtare Ruse, do të luajë një rol qendror në mënyrën se si do të shpaloset kjo krizë. Kjo përfaqëson sfidën më të rëndësishme për shtetin rus në kohët e fundit”, thekson inteligjenca ushtarake britanike.

Ndër të tjera inteligjenca britanike shton se duket se disa njësi të forcave të armatosura ruse kanë mbetur të palëvizshme, duke dhënë miratim të heshtur për lëvizjet e Wagner.

Ndërkohë nga ana tjetër kreu i Wagner ka folur në lidhje me përplasjet ushtarake në Rostov, duke vënë në dukje rrezikun e trazirave të mëtejshme në të gjithë Rusinë.

Prigozhin, i cili dikur ishte një i besuar i Vladimir Putinit përpara se t'i shpallte luftë udhëheqjes ushtarake të Moskës, tha në një video se oficeri i rangut më të lartë në postin komandues ishte arratisur sapo mësoi se forcat Wagner po afroheshin.

“Ne e morëm nën kontroll që avionët sulmues të mos na godasin ne, por ukrainasit. Selia kryesore e qendrës kryesore të kontrollit po funksionon normalisht. Nuk ka probleme. Pra, kur ju thonë se Wagner PMC ndërhyri dhe diçka shkoi keq në pjesën e përparme kjo është e gabuar”, tha Prigozhin.

Më tej Prigoshin ka thënë, se ai dhe ushtarët e tij janë gati "deri në fund" të veprojnë kundër ushtrisë ruse e të shkojnë deri në Moskë, nëse Shoigu dhe kreu i shtabit Valeri vijnë tek ai. Do të shkatërrojmë këdo që na del përpara. 

putin prigozhin ministria britanike e mbrojtjes

Lini një Përgjigje