TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2024, 16:43

Konferencë paqeje për Ukrainën, Putin i nervozuar: Është marrëzi

Shkruar nga Pamfleti

Konferencë paqeje për Ukrainën, Putin i nervozuar:

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar lidhur me planet për një konferencë për paqen në Ukrainë, e cila do të mbahet në Zvicër. Putin tha se Moska është e gatshme për një zgjidhje diplomatike, por mbajtja e negociatave pa të është “marrëzi”.

Gjatë një takimi me homologun e tij bjellorus Lukashenko të enjten, Putin përsëriti se Moska nuk kishte refuzuar një përfundim paqësor të konfliktit të Ukrainës, duke shpjeguar se “është pikërisht ajo që ne jemi të prirur të bëjmë”.

Megjithatë Rusia nuk do të pranonte asnjë marrëveshje të imponuar duke injoruar interesat e saj, theksoi ai. Duke folur për planet e Zvicrës për të pritur një konferencë ndërkombëtare në qershor mbi paqen në Ukrainë, Putin vuri në dukje se Moska nuk ishte ftuar.

“Ata mendojnë se ne nuk kemi çfarë të bëjmë atje dhe në të njëjtën kohë thonë se asgjë nuk zgjidhet pa ne. Meqenëse ne nuk do të shkojmë atje, tani është kthyer në një lloj marrëzie,” tha lideri rus.

lufta ukraine-rusi

Lini një Përgjigje