TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2024, 14:00

Vuçiç alarmon liderët europianë: Serbinë e pret lufta, jemi në presion!

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç alarmon liderët europianë: Serbinë e pret
Macron dhe Vuçiç

Presioni ndaj Serbisë nuk ka qenë kurrë më i madh. Kështu pretendon ministri i Financave në Serbi, Sinisha Mali, i cili konfirmoi se presidenti Aleksandër Vuçiç u ka dërguar letra liderëve europianë, këtë mëngjes, për çështjen e anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës, shkruan Danas.

Siç pretendon, Vuçiç u ka shkruar kancelarit të Gjermanisë Olaf Sholc, presidentit francez, Emanuel Macron, dhe liderëve të tjerë.

“Nuk e kam parë presidentin më të shqetësuar se këto ditë. Presionet dhe problemet nuk kanë qenë kurrë më të mëdha”, deklaroi ministri i Financave që përmendi si sfida, Kosovën, sanksionet ruse dhe rezolutën për Srebrenicën.

“Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Evropës dhe lufta që na pret”, tha Mali, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që anëtarësimi i Kosovës të mos ndodhë. Ai theksoi se kushdo që e njeh Vuçiçin, e di se dorëzimi për të nuk është një opsion dhe se ai gjithmonë fiton.

Vuçiç edhe ditën e djeshme tha se përpjekjet në OKB për të miratuar një rezolutë kundër gjenocidit në Srebrenicë janë një luftë ndaj popullit serb.

Gjatë një vizite në Serbi, ky i fundit tha se gjenocidi nuk kishte ndodhur dhe se kjo ishte një shpikje për të demonizuar popullin serb dhe për të transferuar tek ai përgjegjësinë kolektive. I po të njëjtës linjë ishte edhe Vuçiç, i cili tha se do të kërkonte nga OKB-ja të shqyrtonte të gjitha procedurat.

Në një sfidë të hapur ndaj perëndimit, presidenti Vuçiç tha gjithashtu se Serbia nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Pasi u pyet nëse Macron kishte vendosur kusht vënien e sanksioneve apo diçka tjetër për sigurimin e avionëve Rafal, Vuçiç tha se qëndrimi serb nuk ndryshonte dhe se askush nuk mund ta shantazhojë. 

serbia kosova

Lini një Përgjigje