
Një 19-vjeçar shqiptar është mbytur në plazhin e zonës së Galipolit në Itali.
Viktima kishte shkuar me pushime në Salento.
Dy pushues të tjerë të cilët ishin duke notuar po aty, dhanë alarmin për 19-vjeçarin që ishte në vështirësi. Pavarësisht përpjekjeve nga kapiteni i portit dhe punonjësve të shëndetësisë, nuk u bë i mundur shpëtimi i të riut.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lini një Përgjigje