TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2023, 17:16

Zbardhet sherri në Lezhë, policia jep detajet: 37-vjeçari nga Kosova tentoi të përplaste me makinë punonjësit e karburantit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet sherri në Lezhë, policia jep detajet: 37-vjeçari nga

Policia ka zbardhur detaje të reja të sherrit të djeshëm në një pikë karburanti në Lezhë, ku u dhunua barbarisht një shtetas nga Kosova. Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë tre presonat e përfshirë në sherr. 

Mësohet se të arrestuarit janë Nikoll Sokoli, Kujtim Rusi dhe Migjen Mulaj.

Polcia bën me dije se shtetasi kosovar Migjen Mulaj pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi Migjen Mulaj është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.

Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin Mulaj me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

– M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”.
– N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se:

Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.

Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

arrestim policia sherr lezhe

Lini një Përgjigje