TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2023, 13:35

Kina rrethon Tajvanin, dërgon 58 avionë kinezë dhe 9 luftanije në ditën e dytë të stërvitjes në ishull

Shkruar nga Pamfleti

Kina rrethon Tajvanin, dërgon 58 avionë kinezë dhe 9 luftanije

Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake duke e rrethuar ishullin me 58 avionë e 9 luftanije.

Stërvitjet – që Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” për ishullin vetëqeverisës – po mbahen në përgjigje të vizitës së presidentes së Tajvanit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, raporton BBC.

Përderisa ushtria kineze po simulon rrethimin e ishullit, SHBA-ja i ka bërë thirrje Kinës që të tregojë përmbajtje.

Tajvani po ashtu tha se 45 avionë luftarakë ose kanë kaluar vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit – që jozyrtarisht ndan territorin tajvanez dhe atë kinez – ose kanë fluturuar në pjesën jugperëndimore të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Nëntë anije kineze po ashtu janë parë në ujërat pranë Tajvanit.

Operacioni, i quajtur nga Pekini “Shpata e përbashkët” do të vazhdojë deri të hënën. Zyrtarët tajvanezë kanë shprehur zemërimin e tyre me këtë stërvitje ushtarake.

Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Tajpei kanë akuzuar Pekinin se po përdorë vizitën e presidentes Tsai Ing-wen në SHBA “si justifikim për të kryer stërvitje ushtarake, që seriozisht kanë minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

Statusi i Tajvanit ka qenë i paqartë që nga viti 1949, kur Lufta Civile Kineze u kthye në favor të Partisë Komuniste Kineze dhe qeveria e vjetër në pushtet e vendit u tërhoq në ishull.

Që atëherë Tajvani e ka konsideruar veten një shtet sovran, me kushtetutën dhe udhëheqësit e vet. Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të vihet nën kontrollin e Pekinit - me forcë nëse është e nevojshme.

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka thënë se "ribashkimi" me Tajvanin "duhet të përmbushet".

 

kina tajvani

Lini një Përgjigje