
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov i ka quajtur histerike reagimet e Perëndimit, lidhur me vendimin e Rusisë për zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi. Sipas tij Perëndimi vepron me dy standarde pasi për armët që vendos SHBA nëpër Evropë, nuk ka asnjë reagim por në rastin e Moskës të gjithë ngrihen në këmbë.
“Perëndimi kolektiv nuk është i prirur të kujtojë temën e armëve bërthamore amerikane, të cilat janë me bazë në Evropë, rreth vendit tonë, por në këtë rast, ata janë të prirur ndaj këtij reagimi histerik ndaj planeve tona për të ndërtuar objekte taktike të ruajtjes së armëve bërthamore në territorin Bjellorus”, tha ai.
Më herët, presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi me kërkesë të palës bjelloruse, siç ka bërë prej kohësh SHBA në territorin e aleatëve të saj.
Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se palët nuk po diskutojnë për transferimin e armëve. Sipas udhëheqësit rus, ndërtimi i një objekti ruajtjeje taktike të armëve bërthamore në territorin e Bjellorusisë do të përfundojë më 1 korrik.
Lini një Përgjigje