TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Korrik 2024, 19:08

Kievi në NATO, vijë e kuqe/ Kremlini kërcënon me luftë bërthamore: Anëtarësimi sjell shfarosjen e Ukrainës!

Shkruar nga Pamfleti

Kievi në NATO, vijë e kuqe/ Kremlini kërcënon me luftë

Ne duhet të bëjmë gjithçka që 'rruga e pakthyeshme' e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës ose me zhdukjen e NATO-s. Ose edhe më mirë me zhdukjen e të dyjave.

Premtimi i bërë gjatë samitit të NATO-s, për t'i dhënë anëtarësimin eventual Ukrainës ka irrituar Kremlinin, i cili është shprehur i gatshëm për të marrë masa që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev denoncoi premtimin e samitit të NATO-s dhe tha se Rusia nuk do të lejojë diçka të tillë, teksa kërcënoi se do të shfarosë komplet Ukrainën, ose NATO-n. Kërcënim ky që nënkupton një sulm bërthamorë.

Në një postim në rrjetet sociale, Medvedev citoi në anglisht një pjesë nga deklarata e NATO-s në samitin e saj në Uashington këtë javë dhe më pas në rusisht tregoi planet e tij.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim (Ukrainë) në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO. Përfundimi është i qartë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që 'rruga e pakthyeshme' e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës ose me zhdukjen e NATO-s. Ose edhe më mirë me zhdukjen e të dyjave", tha ai, raporton Reuters. 

Medvedev, i cili gjatë presidencës së tij 2008-2012 u konsiderua si një modernizues pro-perëndimor, e ka rikrijuar veten që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në veçanti, ai ka paralajmëruar vazhdimisht SHBA-të dhe aleatët e saj se armatimi i tyre i Kievit mund të çojë në një "apokalips bërthamor".

Çdo vendim për përdorimin e armëve bërthamore ruse do t'i përkiste Presidentit Vladimir Putin. Por diplomatët thonë se pikëpamjet e Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, japin një tregues të të menduarit në krye të Kremlinit, i cili e ka cilësuar luftën si një luftë ekzistenciale me Perëndimin.

Gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov foli për gazetarët, në lidhje me mbështetjen që NATO i ka premtuar Ukrainës, gjatë samitit në Uashington. Ai deklaroi se vendosmëria e Perëndimit për të armatosur Ukrainën, tregon se paqja nuk është në mendjen e tyre.

”Kundërshtarët e Rusisë në Evropë dhe Amerikë nuk e mbështetën dialogun…ose paqen. Këmbëngulja e aleancës se Ukraina është në rrugën e pakthyeshme të anëtarësimit në NATO, ishte e qartë se liderët perëndimorë po kërkonin humbjen strategjike të Rusisë”, tha, raporton CNN. 

Edhe Peskov deklaroi se Rusia do të përgjigjet me masa të koordinuara për ta mbajtur NATO-n nën kontroll, por duke mos dhënë detaje se çfarë mund të jenë ato./Pamfleti

Lini një Përgjigje