TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Korrik 2024, 16:10

Erdogan: Sulmet izraelite në Gaza, si masakra e Srebrenicës!

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan: Sulmet izraelite në Gaza, si masakra e Srebrenicës!

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Izraelit, krahasoi sulmet në Gaza me brutalitetin e Srebrenicës, 29 vjet më parë.

“Sot, populli palestinez në Gaza dhe në territoret e pushtuara është i ekspozuar ndaj brutalitetit të ngjashëm me atë të Srebrenicës 29 vjet më parë”, tha Erdogan.

Ai theksoi më tej se Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare nuk po bëjnë asgjë veçse po dëshmojnë vrasjen e 40 mijë njerëzve të pafajshëm.

Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare thjesht po dëshmojnë vrasjen e rreth 40 mijë njerëzve të pafajshëm, duke përfshirë 16 mijë fëmijë, si 29 vjet më parë. Ashtu si me Srebrenicën, ata që janë përgjegjës për barbarinë në Gaza herët a vonë do të gjykohen para ligjit ndërkombëtar”, shtoi lideri turk.

Lini një Përgjigje